Daut Haradinaj: Ndihem krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, pasi është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur krenarinë e tij për përfshirjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai  theksoi se UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri dhe përpjekja për çlirim kombëtar. Daut Haradinaj,  kritikoi ashpër ata që,  i quajnë luftëtarët e UÇK-së kriminelë e mercenarë, duke i krahasuar me akuzat e Millosheviqit ndaj shqiptarëve në vitin 1999. Haradinaj gjithashtu shtoi se Peja do të mbetet gjithmonë tokë shqiptare, duke theksuar përkushtimin e AAK-së për ruajtjen e integritetit dhe lirisë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …