leoni

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Daut Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, të përfshirë në korrupsion

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusarit  dhe Milan Radojçiç janë vetëm fillimi i një skandali më të madh. Sipas tij, ka edhe shumë përgjime të tjera që janë më të rënda dhe përfshijnë nivele më të larta  duke  u nisur nga kreu i qeverisë e më poshtë, ka pasur komunikim, qoftë direkt ose përmes sekserëve të tyre. Besoj se do të publikohen edhe ato, ka theksuar Haradinaj, duke lënë të kuptohet se skandali mund të thellohet. Haradinaj ka bërë të ditur po ashtu se pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment. Njëri nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …