Radha e re e takimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohet të mbahet më 24 tetor, në Bruksel

Javën e ardhshme, më 24 tetor, pritet të zhvillohet takimi, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve. Burime diplomatike nga Bashkimi Evropian konfirmuan këtë informacion për Radion Evropa e Lirë, por pa dhënë detaje specifike për temat që do të diskutohen. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të ketë një takim trepalësh midis dy delegacioneve dhe ndërmjetësuesit  nga BE-ja, Mirosllav Lajçak, pasi deri tani takimet kanë qenë kryesisht dypalëshe. Herën e fundit që u zhvillua një takim trepalësh ishte më 2 korrik, ku palët dolën me qëndrime të kundërta, duke akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …