leoni

Daut Haradinaj propozon Arianit Kocin për kryetar të Kuvendit: E quan përkrahës të Albin Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka propozuar avokatin Arianit Koci për postin e kryetarit të Kuvendit, në prag të seancës së radhës për konstituimin e këtij institucioni, që po dështon tashmë për të 29-ën herë me radhë. Në një deklaratë ironike në rrjete sociale, Haradinaj e ka cilësuar Kocin si përkrahës të Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar qëndrimeve të tij publike në lidhje me krizën institucionale. “Votuesit e LV-së nuk kanë nevojë me mu deklaruar mu. Vazhdo ti protesto! Shumë djalë i mirë je, avokat je, i di ligjet. Unë e propozoj Arianitin si votës i Albinit dhe përkrahës publik”, ka shkruar Haradinaj. Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe akuzash të ndërsjella ndërmjet partive, teksa dështimi i vazhdueshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po bllokon funksionimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bllokada institucionale vazhdon: Dështimi i 29-të i seancës konstituive, seanca shtyhet për 11 qershor

 Edhe përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të hënën, duke …