Daut Haradinaj reagon për largimin e punëtorëve të sigurimit në QKUK: “Populli po e sheh mashtruesin më të madh në historinë e Kosovës”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, duke e quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe të pashpirt. Haradinaj ka theksuar se punëtorët e sigurimit nuk kërkojnë asgjë më shumë përveç të drejtës për të punuar dhe jetuar me dinjitet. Ai ka akuzuar qeverinë për heshtje dhe mungesë veprimi, duke shtuar se qytetarët po vetëdijesohen për, siç e ka cilësuar ai, “mashtruesin më të madh të historisë së Kosovës”, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.“Një situatë e papranueshme është largimi i punëtorëve të sigurimit të QKUK-së, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga ata që i lanë pa kafshatën e gojës. Fuqishëm mbështes kërkesat e tyre legjitime. Ky shtet ka aq shumë skandale ditore, saqë është bërë e vështirë të përcillen. Populli po vetëdijesohet dhe po e sheh realitetin”, ka shkruar Haradinaj. Ky reagim vjen në kohën kur sindikatat dhe shoqëria civile kanë ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe trajtimin e punëtorëve në sektorin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …