Daut Haradinaj: Veprimet e Vetëvendosjes rrezikojnë demokracinë dhe mund të cilësohen si grusht shteti

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar si të rrezikshme për demokracinë dhe të ngjashme me një grusht shteti. Ai thotë se taktikat penguese të LVV-së për konstituimin e Kuvendit, në mungesë të votave për krijimin e institucioneve, janë duke e çuar vendin në krizë të thellë. Haradinaj thekson se vazhdimi i qeverisjes nga individë me mandat të skaduar është i paligjshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën. Sipas tij, arsyetimi për vakuum institucional nuk qëndron, pasi institucionet kanë zëvendëskryeministra dhe ministra aktivë. Ai paralajmëron për pasoja të rënda nëse nuk rikthehet funksionimi normal institucional. Haradinaj bën thirrje për ndërprerje të bllokadave dhe kthim në rrugën kushtetuese. Ai e konsideron këtë situatë si kërcënim serioz për stabilitetin dhe legjitimitetin demokratik të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …