Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Votuesit e kryeministrit Albin Kurti do të zhgënjehen nga ai pasi i ka shkelur të gjitha premtimet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se votuesit e Albin Kurtit për kryeministër do të zhgënjehen nga ai.“Qyetatrët shpresojë që nuk do të zhgënjehen shpejt por duket që janë asaj rruge. Ata të cilët e kanë votuar Albin Kurtin do të zhgënjehen, jo unë”. Haradinaj gjithashtu komentoi edhe takimin Kurti- Vuçiq në Bruksel. “Lëshimi i parë në takim është pse ka shkuar dhe i ka shkelur të gjitha ato premtime tash e 20 vjet ku ka protestuar, e pastaj në zgjedhjet e fundit ka thënë (për dialogun) nuk është prioritet. Ideja që unë po bëhem nacionalist duke thënë që unë nuk e dua këtë por atë mendoj që është një kamuflazh që nuk shitet më. Ne e kemi ditur që ai do të shkojë me vrap deri aty dhe e kemi ditur që do t’i recitoj nja dy poezi nacionaliste”, thotë Haradinaj. Sipas tij, Kurti, e ka kthyer dialogun në pikën zero.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …