David Phillips

David Phillips: VV-ja nuk duhet të nënçmojë kontributin e shqiptarëve, që luftuan për pavarësi, pasi lufta e UÇK-së ishte fisnike

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, David Phillips ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Ai konsideron se fitorja e partisë së Albin Kurtit, shënon fundit e dominimit të politikës së Kosovës nga figurat e UÇK-së. Sipas tij brezi i ri i qytetarëve duan ndryshimin, përmes punësimit dhe mundësive ekonomike. Pa dyshim se fitorja e Vetëvendosjes përfaqëson një epokë të re. Kjo shënon një fund të epokës kur figurat e UÇK-së dominuan politikën e Kosovës. Që nga pavarësia, figurat e ish-luftëtarëve të UÇK-së kanë dominuar skenën politike. Brezi i ri i Kosovës dëshiron ndryshim. Dëshiron punë dhe mundësi ekonomike. Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se integrimi euro-atlantik është thelbësor për një jetë më të mirë. Derisa ecën përpara, Vetëvendosje nuk duhet të nënçmojë kontributin e shqiptarëve të Kosovës që luftuan për pavarësi. Lufta e UÇK-së ishte një çështje fisnike, e cila e çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Kontributi i tyre duhet nderuar”, ka thënë David Phillips për gazetën “Bota sot”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …