Valon Murati: Duhet të ndryshojë Kushtetuta e më pas të ndodhë procesi i bashkimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Valon Murati: Duhet të ndryshojë Kushtetuta e më pas të ndodhë bashkimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim tha se deklarata e Albin Kurtit është një lloj populizmi. Ai pohoi se, nëse ka një referendum, gjithkush do të ishte pro bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe vota pro e kreut të Vetëvendosjes është diçka që nuk ka nevojë për vëmendje. Sipas tij duhen marrë masa që të ndryshojë Kushtetuta e më pas të vijojë një proces i rregullt bashkimi dhe të matet dhe vullneti i popullit, për të cilin Murati nuk kishte asnjë dyshim se do të ishte pro. Ai mendon se peshën më të madhe sa i takon bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës e ka zgjidhja e konfliktit me Serbinë. Ndërkohë përmend gjithashtu se në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi duhet patjetër të shtrohet çështja e ripërcaktimit të kufijve dhe të mos flitet kurrsesi për asosacion të komunave serbe sepse kjo do të ishte fatale për funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …