David Phillips

David Phillips: VV-ja nuk duhet të nënçmojë kontributin e shqiptarëve, që luftuan për pavarësi, pasi lufta e UÇK-së ishte fisnike

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, David Phillips ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Ai konsideron se fitorja e partisë së Albin Kurtit, shënon fundit e dominimit të politikës së Kosovës nga figurat e UÇK-së. Sipas tij brezi i ri i qytetarëve duan ndryshimin, përmes punësimit dhe mundësive ekonomike. Pa dyshim se fitorja e Vetëvendosjes përfaqëson një epokë të re. Kjo shënon një fund të epokës kur figurat e UÇK-së dominuan politikën e Kosovës. Që nga pavarësia, figurat e ish-luftëtarëve të UÇK-së kanë dominuar skenën politike. Brezi i ri i Kosovës dëshiron ndryshim. Dëshiron punë dhe mundësi ekonomike. Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se integrimi euro-atlantik është thelbësor për një jetë më të mirë. Derisa ecën përpara, Vetëvendosje nuk duhet të nënçmojë kontributin e shqiptarëve të Kosovës që luftuan për pavarësi. Lufta e UÇK-së ishte një çështje fisnike, e cila e çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Kontributi i tyre duhet nderuar”, ka thënë David Phillips për gazetën “Bota sot”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se aksioni i djeshëm, në veri të vendit nga policia, ishte i gabuar

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramani thotë se aksioni i djeshëm, në veri të vendit nga …