Ambasadorja franceze në
Prishtinë, Maryse Daviet, ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve dhe
popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhimbjen e shfaqur pas sulmeve të
djeshme terroriste në Paris, ku humbën jetën mbi 150 vetë. “Jam duke lexuar të gjitha
deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në
autoritetin tim, është se e gjith Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë
prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam
përjetë mirënjohëse”, ka deklaruar amabsadorja franceze, Daviet.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
