NATO-ja do t’ i bashkohet aleancës ushtarake dhe do ta ndëshkojë ISIS-in

Ish-komandanti i NATO-s, admirali, Xhejms Stavridis, sulmeve të ISIS-it në Paris  iu ka përgjigjur me thirrje për NATO-n që t’i bashkohet luftës kundër Shtetit Islamik. “Mendoj se do t’i shohim “çizmet” e NATO-s atje së shpejti”, ka thënë ai për BBC. Më herët, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergej Rjabkov, ka thënë se shpreson se NATO-ja do t’i ndryshojë prioritetet pas këtyre sulmeve. Ndërkaq, sipas Zëvendës-këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Ben Rodes, Franca në koordinim me SHBA-në, do t’i intensifikojnë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …