Ahmet Qeriqi: ISIS-i, hakmarrje kundër Francës apo luftë totale?

Goditja e fundit, e përgjakshme, që mori Parisi e mbarë Franca më 13- 14 nëntor 2015 nga grupet terroriste të Shtetit Islamik -Iran Siri, ka qenë qysh moti e paralajmëruar, por shumë e vështirë, për të mos thënë krejtësisht e pamundshme për t’u evituar. IS-i për çdo ditë kërcënon, madje jo vetëm Evropën e Amerikën por edhe Rusinë  e Kinën e largët. Jo pak nga ato kërcënime edhe po i realizon, sado që raporti me humbjet që ka pësuar dhe po pëson nga sulmet amerikane, ruse, assadiste, turke, franceze, angleze, italiane është në nivel shumëfish të pabarabartë. Për një evropian apo amerikan të vrarë, vriten jo më pak se 1.000 apo dy mijë pjesëtarë nga popullata civile dhe nga xhihadistët e shtetit virtual-real – ISIS.



Të dhembshme dhe të tmerrshme kanë qenë skenat makabre në zemër të Parisit ku u vranë rreth 160  qytetarë krejtësisht të pafajshëm, në mesin e tyre me siguri se ka pasur edhe francezë me origjinë nga ndonjë shet islam, qytetarë  të Francës. Por skena të tilla dhjetë herë më të tmerrshme zhvillohen për ditë në Siri, Irak, Palestinë dhe në Afganistan. Për katër vjet të luftës në Siri janë vrarë më shumë se 400.000 mijë sirianë 90 për qind e tyre popullatë civile dhe kanë ikur nga vendi më shumë se 6 milionë qytetarë të këtij Shteti, që po rënkon jo vetëm nga diktatura fashiste e Asadit por edhe nga sulmet e përditshme të krejt forcës ushtarake botërore, nga forcat ushtarake amerikane, franceze, ruse, turke etj. Raporti për 365 ditë të vitit është mesatarisht 100.000 të vrarë. E keni lehtë ta bëni  llogarinë sa sirianë vriten gjatë një dite, nëse nuk mendoni se jeta e evropianëve është një qind fish më e vlefshme sesa e sirianëve.


Për mendimin dhe bindjet e botës perëndimore, nuk  është njëjtë sikur të vritet një mysliman, apo  si një i krishterë, qoftë lindor, apo perëndimor. Ashtu ndodh edhe nga këndvështrimi i ISIS-it. Por njerëzit janë njerëz, të tillë sikur i ka folur Zoti, të zi e të bardhë, të mirë e djallëzorë dhe këtë nuk mund, as kemi fuqi ta ndryshojmë. E kanë provuar perandoritë, kalifatet, sulltanët, e kanë provuar kryqëzatat, Inkuizicioni, Hitleri e shumë të tjerë, por nuk e kanë bërë dot  botën më të mirë, as atëherë kur kanë humbur luftërat as kur i kanë fituar ato.


Makineria e Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, vriste 100 të huaj për një gjerman.  Milosheviqi i Serbisë kriminale, vriste 500 myslimanë boshnjakë në Bosnje  për një serb të vrarë, dhe Evropës së krishterë syri vër nuk i bënte. Madje “paqeruajtësit” holandezë ua kishin përgatitur ferrin e kësaj bote, në Srebrenicë, 20 vjet më parë, kur vetëm brenda një ditë i vranë dhe i masakruan 8.000 boshnjakë myslimanë. Srebrenica e myslimanëve nuk ngriti peshë diplomacinë botërore, sepse atje nuk ishin vrarë  të krishterët. Po të ishin vrarë 8.000 serbë brenda një dite, do të kishte marrë zjarr krejt bota. Milosheviqi  kishte urdhëruar të vriteshin  banorët e tërë të një fshati me shqiptarë në Kosovë për një serb të vrarë. Vrau  150 në Krushë për dy serbë të vrarë, vrau e masakroi 160 në Izbicë të Drenicës për tre serbë të vrarë, vrau dhunoi, masakroi 400 burra e gra në Meje të Gjakovës, vrau e masakroi dhjetëra mijëra gjatë luftës, në Reçak, Abri, Pustenik, në Vërri, dhe në treqind vende të Kosovës. Asadi vret 1000 kundërshtarë politikë nga radhët e opozitës  për një ushtar të vetin. Amerika për 3000 qytetarë të vrarë nga Al-Kaida, në Kullat Binjake, nuk dimë sa irakianë e afganë ka vrarë por shifrat janë të tmerrshme, të pakrahasueshme.


Ngushëllim për të gjitha familjet që kanë humbur më të    dashurit e tyre në Paris.  Por a thua, a di kush të na tregojë sa sirianë, irakianë, palestinezë e afganë vriten nga aeroplanët e Francës brenda një dite në këto shtete, ku ditë e natë bombardon  edhe armata franceze? Natyrisht se dëmet ku pëson popullata civile, madje edhe ajo në spitale e në shkolla llogariten dëme anësore, kolaterale, të mundshme të ndodhin në çdo luftë dhe pikërisht në këto dëmet anësore pëson gati qind për qind popullata civile.  Me siguri se numri është dhjetëfish ndoshta edhe qind fish më i madh, por atje vriten arabët, sirianët, iranianët, afganët dhe kjo nuk është njëjtë sikur kur vriten evropianët, rusët apo amerikanët. Kështu pëson popullata e mjerë pa pikë faji, kudo në botë, derisa i vrasin pa pikë mëshire, gjithnjë në emër të një kauze, në emër ta kauzës së vetme, superiore, demokratike, kundër çdo kauze tjetër, që merr guximin të duket dhe që nuk është superiore e demokratike.


E keqja e tërë kësaj tragjedie nuk mbaron me kaq. Paralajmërimet  janë ogurzeza. Hakmarrja do të jetë shumëfish më e përgjakshme, do të jetë sikur Masakra franceze në Algjer. Një kujtesë  që me këtë rast e nxjerrë në sipërfaqe historia e Francës kolonialiste, edhe pse për krimet e asaj kohë nuk mund të akuzohet sot asnjë francez, por kujtesa kombëtare algjeriane e franceze nuk ka harruar as harron.

 


(Më 8 maj të vitit 1945, forcat kolonialiste franceze ishin tubuar në një paradë për të  festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren e aleatëve kundër forcave fashiste, gjermane e italiane të Boshtit.


Partitë algjeriane, nacionaliste, duke përfituar nga prania e veçantë e popullatës  në paradë,  organizuan një  demonstratë paqësore për t’i shfaqur pretendimet e tyre patriotike, që kishin të bënin me çlirimin parësor nga Franca. (Ata kishin marrë pjesë në Frontin e Rezistencës  së Francës dhe shumë prej tyre kishin rënë duke luftuar për çlirimin e saj).


 Atë ditë një algjerian i ri, i quajtur  Saal Buzid, ishte duke  valëvitur  një flamur të Algjerisë, me ç’ rast është vrarë nga një polic francez. Vrasja e tij kishte shkaktuar një revoltë të përgjithshme të qindra mijëra njerëzve, në shesh. Forcat franceze kishin urdhëruar zjarrin me qëllim për të shtypur  demonstruesit. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë edhe Ushtria, e cila kishte përgjakur tërë sheshin duke vrarë mijëra algjerianë. Sipas burime zyrtare,  në mesin e forcave franceze e evropiane ishin vrarë102 veta, ndërsa ishin plagosur shumë të tjerë.  Numri i viktimave algjeriane asnjëherë deri tani nuk është saktësuar dhe debati për numrin e e tyre ka arritur deri në ditët tona. Autoritetet franceze, pas masakrës kishin dhënë  numrin e vdekjeve, që thuhej se përafërsisht arrinte në 1.165. Qeveria algjeriane ka të dhëna për masakrimin e  45.000 algjerianëve.  Kjo ditë martirizimi përkujtohet çdo vit në Algjeri. Ambasadori i Francës në Algjeri, në një fjalim zyrtar,  në Setif në shkurt 2005, e përshkruar masakrën si një  “tragjedi të pafalshme” të regjimit të Francës kundër algjerianëve paqësorë.


 


Një masakër tjetër çnjerëzore e forcave franceze kundër algjerianëve ka ndodhur edhe më  17 tetor  të vitit 1961, në Paris. Demonstrata e algjerianëve ishte organizuar  nga Federata e Francës e Fronit Nacional Çlirimtar.  Shkas për këtë protestë masive  ishte  bojkot i orës policore gjatë natës, të aplikuar, jo për të gjithë qytetarët, por vetëm për afrikano-veriorët, në radhë të parë për algjerianët.


Fronti kishte ftuar  në manifestim algjerianët, burra, gra e fëmijë, por iu kishte  ndaluar bartjen e armëve. Marshi i zemërimit popullor gjatë natës,  në rrugët kryesore të kryeqytetit,  çoi në konfliktin e protestuesve dhe policisë, e cila hapi zjarr duke përgjakur të gjitha rrugët dhe sheshet. Represioni brutal policor  që kishte vazhduar edhe përtej natës së 17 tetorit të atij viti, pati për pasojë mijëra të ndaluar dhe të burgosur nga radhët e demonstruesve algjerianë  dhe mijëra të tjerë të vrarë nëpër rrugët e Parisit. 17 tetori i vitit 1961 dhe pasojat,  janë perceptuar si njëra  nga ngjarjet më të dhunshme që lidhen me luftën në Algjeri. Kjo dhunë e shfrenuar e autoriteteve kundër algjerianëve çoi më në fund edhe në çlirimin e Algjerisë nga kolonializmi qindra-vjeçar i Francës, në vitin 1962.).


 


Masakra e ISIS-it në Paris, nuk është hakmarrje për masakrat që Franca ka kryer kundër algjerianëve, por një hakmarrje aktuale përderisa Franca për çdo ditë bombardon në Siri dhe në Irak, jo me qëllim ta dëmtojë popullatën, por është pikërisht popullata ajo që pëson. Franca është në luftë me ISIS-in dhe në luftë ndodhin edhe krime të kësaj natyre. Edhe mbrëmë,  ndoshta sulmi ishte kurdisur kundër kryetarit të Francës, Fransua Holland, i cili nuk pësoi fare,  por pësuan civilët francezë sepse kështu ndodh zakonisht. As gjatë bombardimit të NATO-s kundër Serbisë nuk pësoi asnjë gjeneral apo politikan i lartë i Serbisë, nuk pësoi as Milosheviqi, por nuk mund të themi se nuk pësoi asnjë serb, por krejt pak në radhët e armatës kriminale serbe. Sepse kështu ndodh dhe kështu do të ndodh në çdo luftë.


 


Kush e ka radhën pas Parisit?


 


Kjo është pyetje e tmerrshme që godet njerëzimin dhe forcat përparimtare e paqedashëse të krejt botës.


Në pritje të këtij ankthi, përditë pësojnë sirianët, afganët nga të dyja frontet, kurdët, po ashtu në të dyja frontet, irakianët shiitë e sunitë, palestinezët e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …