Deçani mbanë mbledhje komemorative për mbmësuesin veteran, Isuf Nimonaj

Sot, 26 prill 2016 në ora 12.00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan u mbajt mbledhje komemorative në nderim të veprës jetësore të mësuesit veteran, Isuf Nimonaj, i cili mbrëmë u nda nga jeta! Baca Isufi i takon plejadës së mësuesve të parë në trevën e Deçanit i cili gjatë gjithë jetës shërbeu me përkushtim në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja! Në rrugën e tij jetësore ishte ballafaquar me regjimet e asaj kohe! Isufi i takon gjeneratës së hershme të atdhetarëve i cili kurrë nuk u gjunjëzua para regjimeve! Duke qenë familje me traditë të vërtet nuk ishte e rastësishme që familja e Bacës Isufit i dha në luftën e UÇK-së tre dëshmorë, Fatmir, Naim e Luan Nimonaj! Varrimi bëhet sot në ora 16:00 në fshatin Prokolluk.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …