Dega e AAK-së në Deçan i jep mbështetje Bashkim Ramosajt edhe për një mandat për kryetar të komunës

Dega e AAK-së në Deçan ka mbajtur të martën takimin e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilin mori vendim për mbështetje të plotë të kandidaturës së Bashkim Ramosajt për kryetar të Komunës së Deçanit edhe për një mandat.

Në këtë takim u morën vendime me rëndësi të veçantë për aktivitetet që kanë të bëjnë me fuqizimin dhe strukturimin e degës së AAK-së dhe renditjen e aktiviteteve për zgjedhjet lokale.

“Jam mirënjohës për të gjitha vendimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm dhe mbështetjen e plotë të kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Deçanit”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …