PDK

 Dega PDK-së në Fushë Kosovë, shqyrtoi Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020

Komunikata e konferencës së sotme për shtyp e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, lidhur me Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020. Mediave iu drejtua zëdhënësja e Degës, Besarta Pllana.

Komunikata e plotë:

Të nderuara media,

Mirë se keni ardhë në këtë konferencë për shtyp të Degës së PDK-së në Fushë Kosovë,

Më lejoni që së pari në emër të Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, t’ju shpreh ngushëllime famlijarëve që humben të dashurit e tyre në aksidentin me autobus në Kroaci, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.

Media të nderuara,

Qytetarë të Fushë Kosovës,

Zyra Kombëtare e Audimit ka gjetur shumë parregullësi në Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020, e të cilat kanë të bëjnë me çështjet e menaxhimit financiar, subvencione dhe transfere, çështje që lidhen me shpenzimet për menaxhimin e pandemisë Covid 19, pasuritë kapitale dhe jo kapitale, mjetet e arkëtueshme dhe funksioni i auditimit të brendshëm.

ZKA në të gjitha këto pika gjen shkelje ligjore, shkelje të Rregullores së Prokurimit Publik, dëmtim të vlerësimit të hyrave vetanake dhe të mjeteve të arkëtueshme, neglizhencë, shpërdorim të parasë publike, shpërdorim të parave për covid, përvetësim të makinerisë së dedikuar për bujqit, etj.

Të gjeturat e ZKA-së për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020 janë si në vijim:

Komuna nuk ka bërë inspektimin sipas ligjit të të gjitha objekteve banesore në territorin e Fushë Kosovës; ka tejkaluar afatet ligjore të shqyrtimit të ankesave të tatimpaguesve; nuk ka mbledhur për tri vite mjetet e qirasë, vlera e të cilave vetëm për vitin 2020 është 28 mijë e 285 euro; në kundërshtim me Rregulloren e Prokurimit Publik, i njëjti zyrtar që ka përgatitur standardet e cilësisë së kontratave ka qenë edhe anëtar i Komisionit Vlerësues për tri kontrata; një pjesë të makinerisë për bujqit komuna e kishte ndalur për vete dhe ato nuk i kishte regjistruar si pjesë të pasurisë së komunës: nga mjetet e ndara për covid 19 janë paguar meditje dhe udhëtime zyrtare: i njëjti projekt ishte financuar dy herë për dy përfitues të ndryshëm; kishte bërë financimin e OJQ-ve pa shpallje publike; pasurinë jo kapitale dhe stoqet nuk i kishte menaxhuar përmes sistemit E-pasuria; për vitin 2020 nuk kishte arritur që të formojë komisionin dhe nuk ka kryer inventarizimin lidhur me gjendjen fizike të pasurisë jo financiare, kushtet e ruajtjes së tyre dhe vërejtjet mbi karakterin e diferencave dhe dëmtimeve të konstatuara; borxhet nga taksat për ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve janë mjaft të larta dhe të përcjella që nga viti 2017 në vlerë prej 782,408€; nuk ka kryer auditimin sipas planit vjetor të Auditimit të Brendshëm; nuk ka përgatitur raportin vjetor për vitin 2020.

Këto janë vërejtjet e Raportit të cilat i dhamë në pika të shkurta, por i cili më i detajuar do të publikohet në faqen e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë menjëherë pas kësaj konference.

Dega e PDK-së kishte reaguar për disa nga pikat që përmend Raporti, si për menaxhimin e mjeteve për covid, mos arkëtimin e mjeteve nga tatimi etj, sikurse edhe për kultivatorët për bujqit të cilët u jepeshin njerëzve që jetonin në banesa e të cilët shiteshin nga përfituesit në faqet online.

Kultivatorët përmes një zyrtareje të komunës kishin përfunduar në Rahovec, për çka ZKA në Raport flet për mundësinë e favorizimeve dhe keqpërdorimeve në rastin e kontratave për sera dhe mjete bujqësore.

Krejt në fund duhet theksuar se zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës kanë dështuar për njëzet vjet që të ofrojnë qeverisje të mirë.

Pas leximit të kujdeshëm dhe analizës së Raportit, vlerësojmë se duhet të nisin hetimet për të gjitha këto shkelje të rënda dhe ata që janë përgjegjës për shkelje ligjore, dëmtim të buxhetit dhe pasurisë së qytetarëve të përgjigjen sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …