Dejvid Shedd dhe Ivana Shtradner: Incidentet e fundit alarmante, në Ballkan, janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon

Incidentet e fundit alarmante, në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët. Duke shkruar në revistën “Forein Affairs”, oficeri në pension i inteligjencës amerikane, Dejvid Shedd dhe Ivana Shtradner, e cila studion strategjitë e sigurisë dhe doktrinat ushtarake të Rusisë, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë. Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”. Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …