Deklarimi i pafajshëm i gardianes serbe, akuzuar për torturimin e grave shqiptare, drejtësi e diskutueshme

Nadica Cvetkoviq, e akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, është deklaruar e pafajshme në Gjykatën Speciale lidhur me keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë në burgun e Prishtinës dhe në paraburgimin e Lipjanit. Prokurori special Atdhe Dema ka lexuar aktakuzën, sipas së cilës Cvetkoviq, në cilësinë e gardianes, ka kanosur për jetë dhe ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurat me shkopinj gome dhe shqelma. Rasti ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa opinioni publik e sheh deklarimin e pafajësisë si një provokim dhe sfidë ndaj drejtësisë për viktimat e dhunës gjatë luftës.

/kohaditore/

Kontrolloni gjithashtu

FSK rrit kapacitetet jetike në terren – përmbyllet me sukses kursi “Combat Life Saver”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses kursin “Combat Life Saver” në Qendrën …