Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deliu-Kodra sfidon Kurtin: Dikur e quante Policinë “vegël të pushtetit”, sot ankohet për fushatë kundër saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot u shpreh se fushata kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme, sidomos pas vdekjes së dyshimtë të një 27-vjeçari në Lipjan. Deliu-Kodra publikoi një video të së kaluarës, ku Kurti, si lider opozitar, shprehej me tone të ashpra ndaj Policisë së Kosovës, duke e quajtur atë “vegël të pushtetit”, “të kapur” dhe “pa gram patriotizëm”. E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hir të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet. Albin Kurti paska thënë sot se: ‘Fushata kundër Policisë është e dëmshme.’ Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj,” ka shkruar Deliu-Kodra. Reagimi i saj synon të nxjerrë në pah, sipas saj, standardet e dyfishta të Kurtit në raport me Policinë e Kosovës në varësi të pozitës që ai ka mbajtur në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

ATK mbledh mbi 500 milionë euro tatime në gjashtë muaj, rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor …