Blerta Deliu-Kodra

Deliu: Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën politike me anë të viktimizimit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani karrierën politike e ka ndërtuar me anë të viktimizimit. Deputetja Deliu ka shtuar më tutje se tani U.D. e presidentit, është militante e Albin Kurtit. “Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët. Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’. Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane. Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm”, ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …