392 persona të infektuar, 222 të shëruar dhe 6 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë bërë 1 mijë e 618 teste. Nga këto teste,  392 persona të infektuar, 222 të shëruar dhe 6 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50 mijë e 953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 679. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtë për drejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, thuhet në mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …