Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në takimin për fundvit me gazetarë ka deklaruar se përkundër faktit që edhe këtë vit nuk ndodhen ndryshimet legjislative që mundësojnë transformimin e FSK-së në FAK, FSK ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë transformim. Ai ka shtuar me këtë rast se strukturat e autorizuara për procesin e përgatitjes së pakos së nevojshme legjislative, doktrinare dhe planifikuese, në bashkëpunim dhe mbështetje të pakursyer nga ana e miqve ndërkombëtar kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me mburrje thonë: “Ne jemi gati për misionin e ri, ne jemi gati për përgjegjësi të reja”. Demolli ka folur edhe për të arriturat e FSK-së gjatë këtij viti duke besuar se gjatë vitit 2016 Kosova do të bëhet me ushtri.
Kontrolloni gjithashtu
OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …