Kryetari Demaku raporton para qytetarëve për punën gjatë këtij viti

 

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku më drejtor të drejtorive kanë mbajtur tubimin e fundit për këtë vit me publikun dhe kanë marrë pjesë anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, nënkryetari i Komunës, administratorë të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qyetarë të tjerë.

Në këtë tubim me qyetarët e Komunës, është diskutuar për aktivietet e Komunës të kryera për vitin 2015. Takimin e ka hapur kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ku ka prezentuar projektet e realizuara gjatë këtij viti. Ai ka thënë se gjatë vitit 2015 janë realizuar mëse 80 projekte kapitale, kryesisht asfaltim të rrugëve në lagje, rregullim të kanalizimeve, ujësjellësve, mirëmbajtje të varrezave, zgjerim të shërbimeve për menaxhim të mbeturinave, projekte të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në permirësimin e jetës së qyetarëve. “Jemi munduar që këtë vit të realizojmë të gjitha projektet që kanë qenë të planifikuara dhe deri me sot mesë 95 për qind e buxhetit është shpenzuar në realizmin e projekteve të parapara, ne e dim që të gjitha kërkesat tuaja nuk kanë mundur të realizohen, pasi që kjo ka ndikuar edhe në limitet buxhetore që ka Komuna, por jemi munduar të bejmë me të mirën për qytetarët”, ka thënë kryetari Demaku. Të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe kanë dhënë propozime e sugjerimet e tyre për përfaqësuesit e zgjedhur komunal lidhur me realizmin e projekteve të planifikuara për vitin 2015 dhe ato projekte që janë të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …