Demolli: Për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro

Demolli: Për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka prezantuar ndarjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndara për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 51 milionë euro , ndërsa kërkesa e tyre ka qenë mbi 54 milionë euro. Demolli ka bërë të ditur se për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …