Dempsey: Kosova ende është një çështje e papërfunduar

Dempsey: Kosova ende është një çështje e papërfunduar

Analistja në Institutin Carnegie Europe dhe njëkohësisht kryeredaktore e blogut Strategic Europe, Judy Dempsey, i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk është çështje e kryer, sepse është e panjohur nga të gjitha vendet e BE-së,  është vend shumë i korruptuar dhe se misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka qenë jashtëzakonisht i dobët. Ajo deklaroi se Kosova dhe njëkohësisht i gjithë rajoni i Ballkanit, ka një lidership të vjetër që po margjinalizojnë një pjesë të shoqërisë. Sipas saj i gjithë rajoni i Ballkanit vuan nga mosbesimi i plotë dhe kjo ndodh me faktin se edhe brenda shteteve palët nuk i besojnë njëra tjetrës. Dempsey tha se nëse Kosova dhe Serbia duan të ecin përpara duhet ta bëjnë këtë vetë, me një lloj lehtësimi dhe ndërmjetësimi nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …