Dënim maksimal i kërkuar për krime lufte në Malishevë, akuzat rëndojnë mbi Sërgjan Lazoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori Armend Zenelaj ka kërkuar dënim maksimal për Sërgjan Lazoviq, i akuzuar për krime lufte në fshatin Panorc të Malishevës gjatë periudhës 1998–1999. Zenelaj e përshkroi veprën e të akuzuarit si të “brutalë dhe çnjerëzore”, duke theksuar përfshirjen e tij aktive në strukturat policore serbe që ushtruan dhunë sistematike ndaj civilëve shqiptarë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Lazoviq në bashkëkryerje me forcat serbe arrestoi, torturoi dhe maltretroi fizikisht dhe psikikisht rreth 500 qytetarë civilë, duke shkelur rëndë të drejtat e tyre themelore dhe duke detyruar popullatën të largohej nga shtëpitë e tyre. Viktimat u mbajtën për rreth 30 orë në kushte të rënda në shkollën e fshatit, ku u seleksionuan, rrahën dhe disa prej tyre u dërguan më pas në Burgun e Dubravës. Prokurori Zenelaj gjithashtu kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit deri në shpalljen e aktgjykimit. Ndërkohë, mbrojtja, përfaqësuar nga avokatët Feride Xani dhe Predrag Milkoviq, propozoi lirimin e të akuzuarit, duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për lidhjen e tij me veprimet e forcave serbe. Ky gjyq ka ringjallur kujtimet e dhunës dhe dëbimeve masive të civilëve shqiptarë nga Panorci dhe fshatrat përreth gjatë luftës, duke hedhur dritë mbi krimet e kryera në atë periudhë dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat. sSeanca përfundimtare për këtë çështje pasqyron tensionin mes kërkesës për dënim maksimal dhe mbrojtjes së akuzuarit, ndërsa gjykata pritet të shpallë vendimin në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: BE-ja po e mban Ballkanin në pritje, Evropa s’ka të ardhme pa integrimin e rajonit

Në Kongresin e Vjenës, në konferencën e përvitshme që mbledh figura të rëndësishme politike dhe …