Xheva Salihaj

Denisa Caka: I fundit takim!

I fundit takim!

Sot 7 vite më parë kisha nënën për vizitë në Austri!
Saherë që ikja për pushime dhe jo vetëm se shpesh here i shkoja pa e njoftuar pasi doja ta gezoja me viziten time te pa pritur ,se ajo kishte dhimbje pa fund per djemte dhe nusën te martirizuar, më thoshte,
bija ime më duket se ke humbur diku!
Më duket se ke shku larg shumë larg
përtej Oqeaneve!
Kur i degjoja keto fjale nene qe sot natyrisht jam nënë dhe vetë dhe derisa gocat bejne plane per Studime te metejshme mua nuk me pushonin lotet ,nuk e paramendoj jeten larg tyre
..dhe keshtu kur degjoja fjalet e nenes plot mall
I pata premtua se do të bej te pa munduren për të të marrë në shtetin ku jetoj ,qe ta shohesh nga afer
Ta prekesh me duar tua
Ta ndjesh edhe mallin tim qe une kam per ty!
..dhe keshtu ndodhi
E mora nënën per nje vizite mujore
Kur zbriti ne aeroport ishte mbremje vetem hena na shoqeronte dhe yjet na benin drite vezullullese ,gjithandej po binte një shi i madh sa ma veshtiresonte ngasjen e makines normalisht!
Nderkohe derisa po udhetonim me makine qyteti dukej plot shkelqim nga dritat prej neoni ,e vjidhja dinakerisht me sy të mi nenen, derisa ajo shikonte nga xhamat e makines sa anash sa djathtas dhe e shihja ne sy te saj kenaqesine qe perjetonte,dhe nje buzeqeshje e lehte e mallengjyese prej nëne, e po me thoshte : Bija ime edhe po i mbylla sytë nuk do iki me merakun se nuk te pash ku jeton ,me dukej se ke humbur diku, je tret pa fund, tani shohe se pertej ferrit paska parajse,pertej dhimbjes paska edhe gezime,pas shiut dielli po shkelqenta, e pas cdo dimri po ardhka Pranvera!
Kur mori rrugën e kthimit më tha: Bija ime ndoshta nuk kam më forcë që të marrë përsëri rrugën për tek ti,se ti e din që unë jam plakur jam lodhur, jeta ime qe plot stuhi,por jeto gjithnjë me nder, dinjitet, e fal veç dashuri ,mos nxjerr helm asnjëherë nga goja ,një fjalë e mirë nuk te kushton asgjë,asnjehere pa harruar amanetin e saj per arsimimin e vajzave ,ketu qenkan mirë si në parajse pa fund ndaj jepe lekun e fundit e shkolloj!
Nënë i thash mos thuaj se do jete takimi i fundit ne do të shihemi përsëri,Jo, me tha bij ,e njoh veten unë por merakun ta hoqa ty dhe vetes,me keto fjale qe edhe i fundit takim e fundit ndeje me Nënën!
…dhe erdhi telefonata për ta parë për së fundmi here!

Dashuria per nenen nuk mbaron kurrë!

Nënë Heroine e gjallë, që Kosovës ia fali 4 djemtë e saj dhe nusën Lumnijën!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …