Sot u mbajt një protestë qytetare, paqësore, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të rrymës

Sot u mbajt një protestë qytetare, paqësore, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të rrymës

Sot u mbajt një  protestë qytetare në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Protestuesit kanë kërkuar  të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja. Ata po ashtu kanë kërkuar të nacionalizohet KEDS-i.  Protestuesit e tubuar  para Qeverisë së Kosovës janë zotuar  se nuk do të  paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propozimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet. Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë thanë  organizatorët e protestës. Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve  të serbëve në veri.  Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut. Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, një protestuese  kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”. Në fund, protesta u shpall e mbyllur, por protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen në rrugën e tyre, për të mos lejuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, ndërsa nëse ajo shtrenjtohet ata kanë paralajmëruar se nuk do ta paguajnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …