Besnik Tahiri

Besnik Tahiri akuzon Qeverinë për nepotizëm dhe kapje partiake të institucioneve

 Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për, siç thotë ai, shtrirjen e nepotizmit, klientelizmit politik dhe punësimit të familjarëve e militantëve partiakë në institucionet publike. Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka vlerësuar se favorizimi i familjarëve dhe i personave të afërt me pushtetin është shndërruar në një praktikë të zakonshme të qeverisjes. Ai ka ngritur shqetësimin edhe për emërimin e militantëve partiakë në pozita publike, duke theksuar se këto vende duhet t’u takojnë profesionistëve të pavarur, të përgatitur dhe kompetentë. Tahiri e ka cilësuar këtë gjendje si kundërthënie të drejtpërdrejtë me premtimet politike të Qeverisë, e cila, sipas tij, kishte paralajmëruar luftë kundër nepotizmit dhe kapjes partiake të institucioneve. “Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në selinë e NATO-s, Shqipëria forcon partneritetin me Aleancën për sigurinë rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në selinë e NATO-s, ku ka zhvilluar një …