Mbahet mbledhja e parë pas themelimit te Shtabit Emergjent në komunën e Junikut

Në komunën e Junikut u mbajt mbledhja e parë pas themelimit te Shtabit Emergjent me qellim të parandalimit, ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë publike nga infeksioni me virusin COVID-19. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, ku kryesisht u diskutua për gjendjen aktuale me pandeminë si dhe krijimin e kushteve për zbatimin efektiv të masave të parapara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19. Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID – 19 në nivel vendi e po ashtu edhe në komunën e Junikut, u konkludua se duhet vepruar urgjentisht sidomos në shtimin e inspektimeve dhe monitorimin e gjendjes aktuale me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Kryetari Shehu bashkë me Shtabin Emergjent Komunal do vazhdojë mbajtjen e mbledhjeve sipas nevojës, ku do diskutohet për një sërë masash që do të ndërmerren me qëllim të koordinimit dhe bashkërenditjes së hapave konkret si dhe përfshirjen e akterëve për menaxhimin sa më adekuat të situatës në të cilën ndodhemi. Apelohet tek të gjithë qytetarët që të respektojnë maksimalisht masat dhe rekomandimet e vendosura nga Qeveria dhe IKSHPK-ja, duke përfshirë vendosjen e maskave mbrojtëse, Mbajtja e higjienës dhe mbajtjen e distancës. Ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët, andaj është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …