leoni

Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për filimin e menaxhimit të integruar të kufirit në Merdare

Zyra e Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për “pikën administrative të kontrollit modern, administrativ në Merdare”. Kjo zyrë shkruan se pikëkalimi në fjalë do ta ndihmojë rritjen e ekonomisë. “Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdare, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional. Kjo strukturë do të ndihmojë ekonominë e rajonit të rritet përmes tregtisë më efikase dhe të sigurt dhe plotëson një nga pikat e Marrëveshjeve të Uashingtonit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit në rrjetin social. Ky pikëkalim, si dhe katër të tjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u hap në bazë të një marrëveshjeje nga Brukseli e arritur në 2011 midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u finalizua edhe në marrëveshjen e Washingtonit në shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …