Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zëvendës-ministri i Brendshëm në detyrë, Zafir Berisha, njëherit zyrtar i NISMA-s vazhdon të drejtojë kritika ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, pavetëdije vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën. “Hipnotizimi i një pjese të shoqërisë nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilën gjendemi si shoqëri! ‘Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes’. Ofendimet, shpifje dhe linçimet e stilit “gebelsian”, si dhe gjuha përçare e linçuese që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojnë si ata, nuk është e rastësishme, kjo i ngjanë Gjermanisë së viteve 30 të shekullit të kaluar”, ka shkruar Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …