KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Deputetë me vota të dyshimta dhe përgjegjësi të paqartë

Pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit dhe rinumërimit të votave, dolën në pah parregullsi të shumta, ku disa kandidatëve iu shtuan vota e disa të tjerëve iu hoqën ato. Megjithëse asnjë deputet i favorizuar nuk dha dorëheqje, ekspertët e shoqërisë civile dhe opinion publik shprehin se nga aspekti moral, ata duhet të largohen vetë nga Kuvendi. Eugen Cakolli vlerëson se partitë përkatëse mund t’i kërkojnë deputetëve të dyshuar të tërhiqen nga pozitat, për të ruajtur integritetin e sistemit zgjedhor. Ligjërisht, mandati i deputetëve nuk mund t’u hiqet pa dënim të formës së prerë nga gjykata, gjë që mund të zgjasë vite, duke lënë si pasojë përfaqësim të dyshimtë në Kuvend dhe minim të besimit publik. Ndërkohë, prokuroritë kanë nisur hetime të thelluara për manipulim votash. Në Prizren janë ndaluar mbi 100 persona, 23 prej të cilëve dërgohen në paraburgim; në Mitrovicë janë ndaluar 34 persona dhe për 10 të tjerë është kërkuar paraburgim 30-ditor; në Malishevë janë arrestuar 15 kryetarë komisionesh dhe dhjetëra të tjerë janë marrë në pyetje. Hetimet vazhdojnë dhe pritet që numri i të ndaluarve të rritet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Ukaj, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen vrasjen e vëllait: Çelë Ukaj, 17 vjeç, i tradhëtuar nga OSBE-ja

Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka treguar me dhimbje për vrasjen e të vëllait, Çelë …