Mehmet Bislimi: Iku edhe Muja

Mehmet Bislimi: Iku edhe Muja

Muja ynë i dashur, ike, ike pa na lajmëruar, ike dhe na zanove, ike tek të shumtit, tek burrat e motit, tek kroi i bacë Ahmetit, atje ku një ditë do të takohemi së bashku.

Mbrëmë vonë, fare pa pritur u nda nga jeta, miku dhe shoku im i vjetër, atdhetari i devotshëm, Muhamet (Avdyl) Gashi- Muja.

Muja ishte i përndjekur dhe i dënuar politik, është familjar i dy vëllezërve të rënë në luftën tonë çlirimtare. Muja si prind dhe familjarë i shkëlqyer, njeri që në jetën e vet nuk ka shqetësuar njeri. Mujë, shoky im, ti ike, dhe mua më le mbi supe peshën e rëndë të kujtimeve, që do më përcjellin tërë jetën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty – ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve të përkushtuar, Mujë, do të të thërras gjithmonë!

CH-02-02-2026

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerohet barkodi i parë GS1 në Kosovë për kompaninë Pestova – një hap historik për produktet kosovare

GS1 Kosova ka gjeneruar barkodin e parë zyrtar për kompaninë Pestova, duke shënuar një moment …