leoni

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi janë liruar nga masa e paraburgimit. Atyre  nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie, ndërkaq aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018. Lirimin nga paraburgimi e ka konfirmuar për mediet  avokati i Donika Kadajt-Bujupi, Afrim Salihu,  i cili tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 3 janar. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …