Deputetet Alma Lama dhe Vjosa Osmani braktisen seancën e Kuvendit

Përveç
deputetëve të partive opozitare, në seancën e sotme të Kuvendit kanë munguar
edhe dy deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama dhe
Vjosa Osmani. Ato kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit që është mbajtur në
sallën e improvizuar asi atyre nuk ju është dhënë fjala nga kryetari i Kuvendit,
Kadri Veseli. Duke shfaqur mllefin e saj, deputetja, Vjosa Osmani theksoi se
ajo braktisen mbledhjen e Kuvendit pasi kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli nuk
ia dha asaj fjalën pas fjalimit të zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi. Atij iu
dha mundësia që të mbaj fjalim edhe jashtë rendit të ditës dhe nëse ju lejohet
të flasin në Kuvend drejtuesve të Qeverisë një gjë e tillë duhet të vlej edhe
për deputetët por kryekuvendari Vesli nuk lejoj një gjë të tillë dhe për këtë
shkak ne braktisëm seancën, ka theksuar deputetja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …