Gjykata ua ka vazhduar paraburgimin deputetëve të opozitës

Gjykata ua  ka vazhduar paraburgimin deputetëve të opozitës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim kundër të akuzuarve, që janë deputetë opozitarë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilëve do  t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deri më 17 shkurt 2016. Aktvendimi vlen edhe për të akuzuarën, deputetën e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, të cilës i vazhdohet masa e arresti shpëpiak për dy muaj. Ky aktvendim u mor, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për disa vepra penale.


 


 


21. 12. 2015   ora 8.00


 


Kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e organizuar me ambasadorët e huaj në Shqipëri ka folur për rrugën e vështirë të Kosovës drejt përvojës demokratike, do ta rrënjosë një shtet në institucione të sprovuara nga koha dhe vullneti demokratik i popullit të Kosovës. Sipas tij askush nga shtetet rishtare nuk ka kaluar pa plagë dhe sakrifica. “Për këtë arsye, ky është për Kosovën, një moment i vështirë, por edhe një moment vërtetësie. Dhe prej vëllezërve tanë në Kosovë, ne presim pa lëkundje dhe padyshim, që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment kaq të rëndësishëm dhe për ardhmërinë e Kosovës, në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama. “Ashtu si në këtë proces konsolidimi, Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu, ne jemi të bindur se këmbëngulja jonë që absurdi i izolimit të Kosovës, në pamundësi të lëvizjes së lirë, duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por për vetë Evropën”, ka shtuar Rama, duke potencuar se është një turp që Evropa nuk mundet ta mbajë për një kohë ende më të gjatë dhe është një izolim, pasojat e të cilit nuk i përjeton vetëm populli i Kosovës sot, por mund t’i përjetojë rajoni dhe më gjerë nesër.


 


Kryetari i  Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po e falin pasurinë e Kosovës pak nga pak, njëjtë sikur hajni që e shet veturën pjesë-pjesë. Ymeri në mbledhjen e 22-të, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se katër muajt e fundit ishin muaj aktiv dhe të protestave por njëjtë edhe muajt në vazhdim do të jenë të tillë. Ai foli për marrëveshjet me Serbinë, ku tha se Thaçi dhe Mustafa tash po duan që Serbisë të ia japin kontrollin e një pjese të Trepçës. Serbia, sipas tij, dëshiron të shtrijë kontrollin edhe mbi pjesën ajrore të Kosovës. Ymeri tha se Thaçi, Jahjaga dhe Mustafa po kërkojnë dialog por nuk do të ketë dialog për “Zajednicën”, pasi dialogu do të nënkuptonte mohim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe aktivistëve të VV-së.


 


Asamblist i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala ka akuzuar Vetëvendosjen se qëndron prapa djegies së veturave zyrtare në Kosovë. Pas këtij publikimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes, përmes zëdhënësit të saj, Frashër Krasniqi. Ai ka shkruar se nëse njihet për diçka, Vetëvendosje njihet për transparencën e aksioneve dhe aktiviteteve të saj. Nuk ka aksion që e bën Vetëvendosje e që nuk e publikon, para ose pas kryerjes së tij. “Të gjithë ata që po shpifin sa i përket autorësisë së djegies së veturës së një gjyqtari, dhe që po e lidhin VETËVENDOSJE!-n apo opozitën me këtë, do të përballen me padi nga ana jonë”, ka shkruar Krasniqi. “Nëse situata po tensionohet në Kosovë, fajtor për këtë është Qeveria Mustafa – Thaçi, e cila ka sakrifikuar demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin, vetëm për t’i hapur rrugë Serbisë që të futet në Kosovë”, ka shkruar më tej ai.


 


Djegia e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka nxitur edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila nëpërmes një komunikate për media e dënon ashpër këtë veprim. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahje të plotë për organet e drejtësisë dhe për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Aktet e dhunës, siç është edhe kjo e vënies së zjarrit veturës zyrtare të Kryetarit të Gjykatës Themelore, flasin për mjerimin e atyre që kryejnë veprime të tilla, por, edhe për nevojën e bashkëpunimit më të madh me qytetarët, për të izoluar dhe demaskuar ata që po veprojnë kundër shtetit të Kosovës, pasurisë dhe institucioneve të tij”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës,


 


Bashkimi Evropian parashikon vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë edhe pas qershorit të vitit të ardhshëm. Partitë opozitare dhe ekspertë të sigurisë thonë se skandalet për korrupsion në këtë mision dhe dështimet për kapjen e “peshqve të mëdhenj” ia bëjnë të pamundur vazhdimin e mandatit EULEX-it


Këshilli i Bashkimit Evropian në konkluzionet e tij për Kosovën rreth liberalizimit të vizave pati edhe një rekomandim për institucionet e Kosovës, lidhur me mandatin e misionit për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX. Në pikën shtatë të këtyre konkluzioneve thuhej që Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe të kontribuojë aktivisht në zbatimin e plotë dhe të papenguar të mandatit të këtij misioni, duke përfshirë edhe një mandat të rishikuar pas qershorit 2016. Derisa kjo çështje, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ende nuk është diskutuar, opozita dhe analistët janë kundër vazhdimit të EULEX-it pas qershorit 2016. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me vazhdimin ose jo të mandatit të EULEX-it.


 


Në Indi ku Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, zhvilloi më së shumti aktivitetin e saj, është vënë shumë herë në pikëpyetje ligjshmëria e punës së saj si bamirëse dhe qendrave të strehimit që ajo ngriti.


“The Indipendent” publikon një përmbledhje të kritikave në kohë të ndryshme. Në shkurt, drejtuesi i grupit nacionalist Hindu në Indi, deklaroi se puna e Nënë Terezës kishe qëllimin e fshehtë për konvertimin e personave që ju shërbente, në kristianë. Kjo deklaratë nxiti qëndrime të shumta politikanësh, të acaruar nga nga fakti se si një gruaja që fitoi Çmimin Nobel të kishte qëllime të fshehta. Nënë Tereza ishte “një aleate e status-quosë”, duke iu referuar marrëdhënieve të saj me figura të dyshimta të botës  madje edhe me diktatorë.


 


Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, iu ka ka përgjigjur ashpër  përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për  Kosovën, Samuel Zhbogar, i cili ka thënë se nuk ka gjasa që në vitin e ardhshëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së. Ai shton madje se deklaratat e Zhbogarit nuk janë të rëndësishme, pasi liberalizimi i vizave nuk varet nga ai, duke u  shprehur i bindur që në fillim të vitit të ardhshëm, Kosova do të hyjë në zonën e shengenit dhe për këtë qytetarët nuk duhet të preokupohen për zvarritjen e saj. Ky nuk është ministri i parë, mbase nuk do të jetë as i fundit, ministër integrimi i cili mund të premtojë nga viti në vit ashtu sikur kanë premtuar të gjithë ministrate e ministreshat para tij, por liberalizimin realisht nuk është problem me të cilat merret aq seriozisht BE-ja, sepse ka të tjera çështje më të rëndësishme për “rehatimin” e Kosovës brenda Serbisë, pastat liberalizimi nuk ka më asnjë efekt.


 


Qeveria e Turqisë nuk i merr me seriozitet  deklaratat e ashpra e luftënxitëse  të kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin dhe ka vendosur rë mos  iu përgjigjet me të njëjtin masë.  Putin kujton se është ende në kohët e KGB-së.  “Por KGB-ja ka marrë fund prej kohësh dhe propaganda në stil sovjetik i përket historisë. Në vend që t’i përgjigjem në të njëjtën mënyrë, preferoj të qesh”, ka thënë Davutoglu.  Në konferencën për shtyp të fundvitit, presidenti rus Putin përdori një fjalor të ashpër ndaj qeverisë së Ankarasë, kur tha se, “turqit kanë vendosur t’u lëpihen amerikanëve”.  Ai tha gjithashtu, se nuk ka shanse për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë, të cilës Rusia i ka vendosur sanksione, nën drejtimin e liderëve aktualë të saj.


 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …