RKL: Dy dështime fatale të Qeverisë, Mustafa-Thaçi: jo në UNESC-o, jo liberalizim të vizave

RKL: Dy dështime fatale të Qeverisë, Mustafa-Thaçi:  jo në UNESC-o, jo liberalizim të vizave


 


BE-ja nuk u mjaftua me krijimin e Asociacionit serb, nuk u mjaftua as me lëshimet që Qeveria e Kosovës i bëri Malit të Zi duke i dhuruar rreth 8.000 hektarë tokë, nuk u mjaftua as me themelimin e Gjykatës speciale ndërkombëtare kundër UÇK-së, nuk u mjaftua as me luftën pa kompromis që po bën Qeveria kundër imamëve dhe kundër islamit në përgjithësi, nën “gogolin” e luftës kundër ISIS-it, (aktivitet të cilin kurrë nuk e beson Evropa) nuk u mjaftua as me nxjerrjen e ligjit, i cili sanksionon pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në luftëra të huaja, nuk u mjaftua me asnjë hap të deritanishëm të kreut institucional të Kosovës, në raport me lëshimet që iu bënë dhe po bëhen Serbisë.


Për të gjitha këto dhe shumë lëshime të tjera, Brukseli zyrtar ka qenë krejt indiferent dhe të gjitha i ka arritur vetëm me nënqeshje hipokrite dhe shtrëngim duarsh para kamerave  të mogerieneve, lunaçekeve, keterineve, koçijaniçiqeve e shëmtive të tjera, të cilat nuk mund të pajtohen që Kosova të bëhet shtet, pa pëlqimin e Serbisë, Greqisë, Vatikanit, Rusisë...


 


 


Injorimi që BE-ja i ka bërë Kosovës me mos-liberalizim të vizave, mospranimi i vendit tonë në UNESC-o, janë dy grushtet e forta që i ka marrë Qeveria e tandemit Mustafa-Thaçi, si shpërblim për angazhimin e tyre, tepër të përkushtuar për kthimin e Serbisë në Kosovë. Ky konstatim duhet paksa i vrazhdë, por realiteti shkon edhe më tej, sepse Brukseli edhe me këtë radhë favorizoi hapur Serbinë, ndërsa ndëshkoi ashpër Kosovën, ashtu sikur ndëshkon padroni i pakënaqur skllavin, që e ka blerë krejt lirë në treg.


Përkushtimi i shashtrisur për BE-në, për MSA-në për Liberalizimin Vizave, për anëtarësimin në NATO, për integrimet euro-atlantike,  janë “xhevahiret” politike mbi të cilat janë ndërtuar fjalimet verbale, politike, patetike,  bombastike  të çdo zyrtari të vendit, “formula e pagëzimit” apo “shehadeti” i politikanëve tanë të ograisur pas Evropës.


 


Tani kur Brukseli edhe një herë i tha Kosovës, se do të jetë tepër e vështirë rruga drejt BE-së, derisa  Serbia nuk i realizon të gjitha kërkesat, këta politikanë të dështuar nuk kanë as edhe një pikë burrërie e njerëzie  ta tregojnë të vërtetën para popullit, të tregojnë hapur se Brukseli zyrtar nuk e njeh shtetin e Kosovës, por e njeh, e pranon dhe kërkon ta ketë në mesin e vet Serbinë, së bashku me Kosovën, pasi kjo të ketë lëshuar pe në të gjitha kërkesat e Beogradit zyrtar.


BE-ja nuk u mjaftua me krijimin e Asociacionit serb, nuk u mjaftua as me lëshimet që Qeveria e Kosovës i bëri Malit të Zi duke i dhuruar rreth 8.000 hektarë tokë, nuk u mjaftua as me themelimin e Gjykatës speciale ndërkombëtare kundër UÇK-së, nuk u mjaftua as me luftën pa kompromis që po bën Qeveria kundër imamëve dhe kundër islamit në përgjithësi, nën “gogolin” luftës kundër ISIS-it, nuk u mjaftua as me nxjerrjen e ligjit, i cili sanksionon pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në luftëra të huaja.


Për të gjitha këto dhe shumë lëshime të tjera, Brukseli zyrtar ka qenë krejt indiferent dhe të gjitha i ka arritur vetëm me një nënqeshje hipokrite dhe shtrëngim duarsh para kamerave të mogerieneve, lunaçekeve, keterineve, koçijaniçiqeve e shëmtive të tjera, të cilat nuk mund të pajtohen që Kosova të bëhet shtet, pa pëlqimin e Serbisë dhe vendeve të tjera të Evropës.


 


 


Realitet apo ironi?


 


 


BE-ja pret që Kosova ta kuptojë më thellë filozofinë politike, strategjinë e saj afatgjate, e cila nuk thuhet hapur, por lë për të kuptuar dhe për të dëshiruar…


 


Mendoj se po të ishin në krye të institucioneve të Kosovës: Pal Lekaj, Prenk Gjetaj, Anton Berisha, Aleksandër Lumezi, për të cilët kam konsideratë, apo edhe  stafi i jugo-gazetarucëve  si Veton Surroi, Berat Buzhala, Bato Haxhi, Jeta Xhaurri, Halë Matoshi, për të cilët nuk di a ka  kush konsideratë, (por kanë emra që  nuk përngjajnë me emrat e muxhahidëve të ISIS-it), Kosova do t’ i kishte punët krejt ndryshe. 


Emrat Mustafa, i cili është emër sinomin i Muhamed Mustafasë, emri Hashim, që evropianëve iu përkujton Dinastinë e Hashimitëve, emri Kadri, që përkujton Natën e Lejlei-Kadrit, emri  Atifete, një emër  nëne apo motre e ndonjë Sulltani qoftë edhe vetëm si emra, janë tejet aversivë dhe  të papranueshëm për kryqëzatorët e kryqëzatoret e  BE-së.


Edhe një argument që e përforcon këtë konstatim, mbase edhe dashakeq.


Ibrahim Rugova, nuk kishte problem me emrin, sepse emri i tij derivat, i konvertuar  për Vatikanin dhe Evropën e krishterë ishte, Pjetër Rugova. Andaj ai e pati simpatinë e BE-së pse jo edhe të gjithë të tjerëve, madje edhe atëherë kur u ul gju me gju me Milosheviqin, në kohën kur Kosova ndodhej buzë kataklizmës.


 


Këtu qëndron në një masë problemi i Evropës dhe politikanët tanë sa më parë ta mësojnë këtë ekuacion, aq më lehtë do ta zgjidhin problemin  do ta marrin bekimin  e BE-së.


Ja ku e mbështes këtë konstatim.


Pas rrëzimit të pushtetit komunist në Shqipëri, në vitin 1991,  vendin e kryeministrit, për një kohë e  mori Aleksandër Meksi, shumë i pranuar për grekët, serbët e sidomos për BE-në. Sali Berisha edhe pse më i epuri dhe më i dashuruari në nënën BE, asnjëherë nuk ishte i preferuari i saj, mbase  edhe për faktin se e anëtarësoi Shqipërinë në Organizatën e Shteteve Islame.


Një kohë të gjatë Shqipërinë e qeverisi, Fatos Nano, shumë i pranuar për grekët, serbët, për BE-në dhe për krejt Evropën edhe pse ishte ish-komunist i konvertuar në socialist.


Shumë i pranueshëm për BE-në ishte edhe Alfred Mojsiu, i cili po ashtu qeverisi një mandat të plotë në Shqipëri. Berisha, Basha, Nishani,  kanë qenë dhe do të jenë në margjina të interesimit, pavarësisht përkushtimit të tyre puro BE.


Socialisti katolik, Edvin Rama vazhdon të mbetet shumë i preferuari i BE-së, edhe atëherë kur bën ndonjë deklaratë nacionaliste, sa për kuriozitet, sa për mahi e sensacion para gazetarëve.


 


Është e rrugës që politikanët shqiptarë ta kuptojnë dhe ta moderojnë sa më mirë përcaktimin e tyre fetar. Pse të mos konvertohen dhe të shpallen të krishterë sa për sy e faqe, sikur ishin konvertuar të parët tanë në islam, sa për sy e faqe. Morali i dyfishtë në politikë është “moral” që premton shumë. Të mos e harrojnë shembullin e “moralit fetar” të Ibrahim Rugovës. Ai pati sukses.


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kultura e tolerancës fetare të shqiptarëve është një fenomen “sui generis” në historinë e qytetërimit

Toleranca dhe kultura fetare shqiptare, nuk kanë  të bëjnë me “harmoninë” mes feve, sepse fetë …