Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për kanë votuar pro ndarjeve buxhetore në lexim të dytë

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten projektligjin për rishikim të buxhetit për vitin 2020. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se dallimi mes buxhetit të planifikuar prej 2.6 miliardë euro dhe të hyrave është rreth 800 milionë euro. Në këtë seancë kanë qenë të propozuara gjithsej 108 amandamente. Ndërkohë gjatë kësaj seance nuk u votuan amendamentet për rritjen e pagave për personelin shëndetësor dhe policinë e Kosovës. Po ashtu deputetët nuk kanë miratuar as propozimet e kryekuvendares, Vjosa Osmani për blerje të maskave dhe blerje të vaksinave për të moshuarit mbi moshën 65-vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …