Deputetët e Vetëvendosje lëshuan mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike

Deputetët e Vetëvendosje lëshuan mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike, ku po intervistohej ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati. Kjo si shenjë revolte ndaj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili e ka quajtur spekulante, shefen e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lilën. Në mungesë kuorumi ka përfunduar edhe mbledhja e komisionit. Pas kësaj, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala, në një konferencë për medie, kanë thënë se mazhoranca qëllimisht po saboton komisionin.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …