Deputeti Artan Behrami me pankartë në protestë: Kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Behrami ka publikuar pankartën që do të mbajë gjatë protestës, me mbishkrimin: “Kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith.” Ai ka theksuar se kjo protestë është një reagim ndaj asaj që ai e cilëson si padrejtësi të imponuar dhe drejtësi të politizuar, që po shënjestron luftën çlirimtare përmes ndjekjeve të njëanshme. “Gati për protestë me këtë pankartë. Protestë kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith,” ka shkruar Behrami në postimin e tij. Protesta e së enjtes është thirrur nga organizatat e dala nga lufta dhe po mbështetet nga shumë figura politike e qytetare nga mbarë trojet shqiptare, si reagim ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …