Deputeti, Haxhiu reagon ndaj mos-festimit të 8-vjetorit të Pavarësisë

Komuna e Prishtinës, ajo e Graçanicës dhe Leposaviqit nuk do të kenë asnjë shënim me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt. Në komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga Vetëvendosja, tashmë e kanë konfirmuar se nuk do të ketë asnjë organizim, duke konsideruar se më legjitime është që sheshi i kryeqytetet t’u lihet qytetarëve të Republikës së Kosovës, që kanë zgjedhur këtë ditë për të protestuar. Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kësaj, duke thënë se kjo paraqet mohim të identitetit të Republikës së Kosovës. Komunat që mohojnë festën shtetërore të Pavarësisë së Kosovës, të ju ndalohet shfrytëzimi i buxhetit të Republikës së Kosovës. Mos shënimi i ditës së Pavarësisë, është mohim i identitetit të Republikës së Kosovës! Mohimi i festës së PAVARËSISË është mohim i gjakut të derdhur për LIRI dhe PAVARËSI!”, ka thënë deputeti, Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …