Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj propozon që tri rezolutat e paraqitura në Kuvend të shkrihen në një

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e sotme ka propozuar që tri rezolutat e paraqitura në Kuvend të shkrihen në një të vetme. “I mora të tria rezolutat e ofruara. Nëse i shohim përbrenda, pothuajse asnjë gjë nuk ndryshon brenda teksteve. Qëndrimet tona ishin të qarta që nga fillimi se nuk ka të drejt, as mandat askush për të diskutuar për ndryshimin e kufijve. Ne nuk po flasim për shkëmbime territoresh, e kemi Kushtetutën që si jep askujt mandat për të ndryshuar. Merrni të tri rezolutat dhe shkrini në një”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …