Behxhet Pacolli

Deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli, kërkon që Kuvendi i Kosovës të mos shndërrohet në çerdhe të fëmijëve

Deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli ka reaguar, pasi gjatë fjalimit në seancën e sotme në Kuvend nuk ka mundur të flasë, pasi fjala iu ka ndërprerë fjala nga zhurma e krijuar nga deputetët. “Parlamenti i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, por në institucion ku diskutohen seriozisht problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Kosovës. Sot gjatë fjalës sime në Kuvend (isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj., si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinj, me sjellje adoleshentësh, ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë”, ka shkruar. Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …