Në prag në nisjes së seancës së Kuvendit për krijimin e qeverisë, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3. Ai ka shtuar më tutje se do të ishte mire që Kurti t’I mbaj fjalët kur thoshte se I ka numrat për krijimin e qeverisë. “Është mirë me i mbajtë fjalët qata që thoshin nuk kemi votë për qeveri dhe Albin Kurti është mirë e i mbajtë fjalët që ka thënë i kemi votat. Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë qeveri dhe besoj që do të shkojna në zgjedhje” ka theksuar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
