Përplasen dhe replikojnë mes vete deputetët, Arben Gashi i LDK-së dhe Dimal Basha i Vetëvendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka replikuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili e ka quajtur të papjekur

Kryeministri Albin Kurti derisa po replikonte me opozitën, në Kuvendin e Kosovës  ka thënë se është e pabesueshme papjekuria e deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Kundër kësaj deklarate denigruese  ka reaguar  Arben Gashi, i cili i ka thënë Kurtit se e ka humbur kontrollin vetëm për një fjalë: “dobët kryeministër”. Erdha këtu me pa nga afër kryeministrin se është personi që lëshon më së shumti fjalë. Ajo që e tronditi kryeministrin është veç një fjalë: ‘dobët kryeministër’. U zbehe, u çorientove e humbe kontrollin veç për një fjalë: ‘dobët kryeministër’. Dobët në përfaqësimin e Kosovës me Serbinë, dobët. Ti i ke quar njerëzit drejt vdekjes, dobët në ndryshimin e qëndrimeve…”, iu ka përgjigjur, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …