Shtatorja e kryekomandantit legjendar Adem Shaban Jashari, më në fund, më 28 nëntor vendoset në Qendër të Prishtinës

Shtatorja e kryekomandantit legjendar Adem Shaban Jashari, më në fund, më 28 nëntor vendoset në Qendër të Prishtinës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se këtë vit do të vendoset në zemër të Kryeqytetit shtatorja e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Nëpërmjet një videoje, kryetari i PDK-së, bashkë me kryetarin e asamblistëve të kësaj  partie në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, kanë bërë të ditur faktin se tashmë është vendosur për këtë shtatore për komandantin e UÇK-së. Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit,  tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …