Deputeti i Parlamentit Evropian, katalunjasi, Jordi Sole, thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme

Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe legale. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja është një reflektim i frikës, për shkak të Katalunjës. Në vazhdim të fjalimit të tij eurodeputeti,  katalunjas tha se pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës e dobëson BE-në. “Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka përfunduar fjalimin e tij Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …