Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten ka bërë thirrje për krijim të institucioneve. Ai kas shtuar më tutje se vendi së pari duhet ta shohë interesin e vet. “Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike dhe po, patjetër, kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve po ashtu arsye për të kërkuar formimin e Qeverisë. U mbetet politikanëve të bëjnë çfarë kanë në dorë në bazë të mandatit, dhe është e rëndësishme që të keni sa më shpejt qeverinë për ta zgjidhur situatën sepse atëherë ne si Parlament Evropian mund të fillojmë ta mbështesim sërish Kosovën në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe po ashtu për heqjen e atyre sanksioneve qesharake që akoma janë në fuqi karshi Kosovës, e po ashtu edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian” ka theksuar mes tjerash, eurodeputeti, Thijs Reuten.
