Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të reja

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të reja. E vetmja zgjidhje për t’i pushuar gjërat në kuptimin negativ e atëherë duhet të kërkojë nga qytetarët duke i sqaruar qytetarin saktë për rrugën që duhet bërë drejt zgjedhjes së problemit definitiv. Ky problem nuk ka mundësi të zgjidhet drejt me qasjen e tanishme, me presionin që po bëhet nga BE-ja”, tha Humolli. Paqe në Kosovë mund të sjellë vetëm zgjedhja e problemit që duhet të diskutohet problemi shqiptaro-serb. Ne kemi problem me politikën hegjemoniste serbe si shqiptarë. Tirana e ka obligim të involvohet, e ka obligim kushtetues dhe obligim kombëtar kurse klasa jonë politike bën përpjekje ta eliminojë Tiranën. Kur nuk e fut në funksion mekanizmin tënd, energjinë tënde është normale që nuk mund të presësh rezultate pozitive. Mos përgatitjen e klasës sonë politike po e shfrytëzon mirë shteti serb”, ka thënë mes tjerash deputeti, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …